image Ekskluzive: Baba e bir kërcënojnë policët në stacion në Kaçanik – Reagojnë për arrestimin e vajzës

Ekskluzive

Ekskluzive: Baba e bir kërcënojnë policët në stacion në Kaçanik – Reagojnë për arrestimin e vajzës

news image

Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kaçanik, ku dy burra – baba e bir – kanë kanosur rëndë një zyrtar policor, brenda dhe jashtë stacionit të policisë.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 00:05, kur Mustaf Trena rreth 58-vjeçar dhe djali i tij Korab Trena rreth 22-vjeçar janë paraqitur në Stacionin Policor të Kaçanikut, të revoltuar për arrestimin e vajzës së familjes së tyre, e cila ishte ndaluar për moszbatim të urdhrave të policisë.

Burimet nga hetuesia bëjnë me dije se Mustafa dhe Korabi kanë nisur të shajnë dhe të kërcënojnë zyrtarin policor përballë, brenda ambienteve të stacionit. Sjellja e tyre agresive nuk është ndalur, përkundrazi, ata kanë vazhduar edhe më ashpër në shkallët jashtë stacionit, duke përdorur gjuhë kërcënuese dhe ofenduese.

Për shkak të rrezikimit të qetësisë publike dhe kërcënimeve serioze, ata janë shoqëruar menjëherë në zyrat e hetuesisë për intervistim, ndërkohë që është njoftuar Prokurorja Kujdestare.

Pas veprimeve hetimore, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Prokurorja ka udhëzuar që të dy të dyshuarit të procedohen në gjendje të lirë, ndërsa rasti mbetet nën hetim dhe pritet raport shtesë në vijim.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/