Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në pothuajse shumicën e pikave të rrjetit të laboratoreve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për veprime të kundërligjshme, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, përveç në Mitrovicë, tash aksion po zhvillohet edhe në Prizren e në Gjilan – ku hetuesit policorë janë duke kryer kontrolle.
Gjatë bastisjeve, pritet të sekuestrohen prova që ndërlidhen me rastin dhe dyshimet e ngritura për një aktivitet të jashtëligjshëm.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe Prokurorinë, por ende nuk ka marrë përgjigje për rastin.