image Arrestohet një zyrtar policor në Veri, dyshohet se dëmtoi kamerat e sigurisë dhe zhduki incizimet në laboratorin e drogës

Siguri

Arrestohet një zyrtar policor në Veri, dyshohet se dëmtoi kamerat e sigurisë dhe zhduki incizimet në laboratorin e drogës

news image

Një zyrtar policor është arrestuar sot në veri të vendit pasi dyshohet se ka dëmtuar dëshmi të cilat lidhen me laboratorin e drogës që u zbulua dje në Zveçan, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Veriu bëjnë të ditur se bëhet fjalë për kamerat e sigurisë dhe incizimet të cilat dyshohen se janë dëmtuar dhe zhdukur nga polici i arrestuar.

Polici i arrestuar dyshohet se ka qenë në sigurimin e vendit të ngjarjes pas përfundimit të aksionit, ku dyshohet se me qëllim të zhdukjes së gjurmëve për personat e implikuar në laboratorin e drogës, dëmtoi fizikisht kamerat dhe ka zhdukur DVR.

Lidhur me këtë rast, tashmë kanë nisur hetimet dhe janë duke u intervistuar edhe disa zyrtarë policorë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/