image Ekskluzive: Arrestohet në Prizren Rifat Gashi, i njohur si “Michael Jackson” – dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit

Siguri

Ekskluzive: Arrestohet në Prizren Rifat Gashi, i njohur si “Michael Jackson” – dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një person që ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burgim efektiv.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Rifat Gashi, i njohur në publik me nofkën “Michael Jackson”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndaj tij kishte një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me 1 vit burgim efektiv për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 188 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Personi i arrestuar fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi u realizua pasi autoritetet policore arritën ta lokalizonin të kërkuarin, duke ekzekutuar vendimin gjyqësor të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/