image Ekskluzive: Arrestohet në Prizren një 29-vjeçar – Dërgohet në burg për narkotikë

Ekskluzive

Ekskluzive: Arrestohet në Prizren një 29-vjeçar – Dërgohet në burg për narkotikë

news image

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se mëngjesin e së martës, më 13 maj 2025, është arrestuar në rrugën “Besim Behluli” në Prizren personi i kërkuar Gentian Kitmiri, rreth 29-vjeçar.

Sipas burimeve, Kitmiri ishte në kërkim policor, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të “posedimit të paautorizuar të narkotikëve”.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të planit operativ “Pranvera”, që ka për qëllim ekzekutimin e urdhër-arresteve aktive në të gjithë vendin.

Pas ndalimit, i dënuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku ka nisur vuajtjen e dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për arrestime të tjera që ndodhin në kuadër të këtij operacioni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/