Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka përfunduar në prangat e Policisë në Pikën Kufitare në Han të Elezit, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 25 majit, gjatë kontrolleve rutinë në pikën kufitare.
Sipas informatave, zyrtarët policorë kanë ndaluar Zekë Kokollarin, me banim në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, dhe gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sinjali mëson se ai ishte dënuar me 170 ditë burgim efektiv.
Pas ndalimit në kufi, Policia e ka shoqëruar menjëherë për vuajtjen e dënimit në Burgun e Prishtinës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!