Një person i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës në Pikën Kufitare të Kullës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 2 qershor 2026, rreth orës 15:45, gjatë procedurave të kontrollit kufitar, autoritetet kanë ndaluar Dojcin Dancetovic, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm.
Pas verifikimeve, njësitë policore kanë realizuar transportimin e tij nga PKK Kullë drejt Mitrovicës, ku është dërguar në mbajtje.
Sinjali mëson se i arrestuari ka dalë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë më 3 qershor, në orën 09:35, për procedurat e mëtejshme ligjore.
Rasti është realizuar në kuadër të ekzekutimit të urdhëresës së gjykatës dhe procedurat po zhvillohen nga organet kompetente.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!