image Ekskluzive: Arrestohet i shumëkërkuari nga Prizreni Besnik Ukaj

Siguri

Ekskluzive: Arrestohet i shumëkërkuari nga Prizreni Besnik Ukaj

news image

Është arrestuar Besnik Ukaj, i shumëkërkuari nga Policia e Kosovës, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ai është kapur para pak minutash nga Policia në Fushë Kosovë.

I njëjti është duke u dërguar në Policinë Rajonale në Prizren për procedurat tjera.

Kush është Besnik Ukaj?

Ukaj është emër tjetër i njohur për organet e rendit. Ai është nga fshati Korishë i Prizrenit, dhe ishte shpallur në kërkim për tentim vrasjen më 17 maj në Nashec të Prizrenit.

Për motive dhe në rrethana akoma të paqarta, Ukaj e la të plagosur Jeton Ahmetajn dhe arriti që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Më 29 maj 2024, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të tij, lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e Ukajt.

Besnik Ukaj është hetuar edhe për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren, për çka Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht atë kohë.

Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren.

/GazetaSinjali/