image Ekskluzive: Arrestohet i riu në Gjakovë pasi ushtroi dhunë ndaj gruas dhe demoloi shtëpinë – e pranon veprën para hetuesve

Ekskluzive

Ekskluzive: Arrestohet i riu në Gjakovë pasi ushtroi dhunë ndaj gruas dhe demoloi shtëpinë – e pranon veprën para hetuesve

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rasti i tillë ka ndodhur në Gjakovë, ku Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i arrestuar nga Policia në Gjakovë për dhunë në familje është Labinot Tafa, 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur dje, në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku i dyshuari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, S.A., rreth 20 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, për të ndërhyrë në situatë ka ndërhyrë edhe vëllai i të dyshuarit, M.T., 24 vjeçar, i cili është ofenduar rëndë dhe akuzuar moralisht nga i dyshuari.

Pas aktit të dhunës, Tafa ka demoluar shtëpinë duke shkatërruar një televizor, një derë dhe rroba, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësia e Hetimeve ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin sot. Gjatë intervistimit në prani të avokatit, ai ka pranuar veprën penale.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa rasti është nën hetime”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/