Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar mbrëmjen e djeshme në një operacion të zhvilluar nga njësitë policore në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 29 maj 2025, rreth orës 20:30, në shtëpinë e tij është arrestuar Sahit Gashi, 22 vjeçar, shtetas i Kosovës, nga njësia e arrestimeve, në bashkëpunim me zyrtarë të inteligjencës dhe njësinë intervenuese.
Arrestimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas konsultimit me gjyqtarin e çështjes, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Podujevë, ku do të mbahet deri në mbajtjen e seancës gjyqësore, me qëllim të sigurimit të prezencës së tij para trupit gjykues.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!