image Ekskluzive: Arrestohet i dyshuari që ishte në arrati për posedim të marihuanës – gjendet në një banesë në Gjilan

Siguri

Ekskluzive: Arrestohet i dyshuari që ishte në arrati për posedim të marihuanës – gjendet në një banesë në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali mëson se më 12 maj 2025, rreth orës 16:30, njësia e Hetimeve të DHTN-Gjilan ka lokalizuar dhe arrestuar një person që ndodhej në arrati për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, vepër e paraparë sipas nenit 269 të Kodit Penal.

I dyshuari, Butrint Brestovci, 26-vjeçar ishte në kërkim që nga 07 dhjetori 2024, kur gjatë një operacioni policor ishin konfiskuar rreth 18 gramë marihuanë, para të gatshme dhe prova të tjera.

Pas informacioneve operative, hetuesit kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e tij në një banesë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku është arrestuar dhe më pas intervistuar për rastin në prani të avokatit.

Për veprimet hetimore është njoftuar Prokurori i Shtetit nga PTHDKR, ndërsa pas kompletimit të procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet ndaj tij janë duke vazhduar, ndërsa rasti trajtohet në kuadër të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/