Një person i cili po kërkohej nga autoritetet për vuajtje të dënimit me burg, të premten është vënë në pranga nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Nikollë Mark Gashin nga fshati Brus në Lipjan, i cili u arrestua dje rreth orës 11:20.
Ai ishte dënuar me 2 vite burgim, të cilin duhet ta vuajë në qendrën e paraburgimit në Hajvali, ku tashmë është dërguar nga policia.
Gjykata kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij, por i dyshuari ishte në arrati deri më tani.
Policia po vazhdon me procedurat për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.