Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të rëndë që ka ndodhur në Mitrovicë, ku një burrë tentoi t’i jap fund jetës pas presionit të vazhdueshëm që e ka pasur nga fajdexhinjtë. Si pasojë e gjendjes së rënduar, viktima tentoi t’i jap fund jetës, duke konsumuar domestos, por fatmirësisht shpëtoi dhe u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas aktivizimit të Policisë për hetimin e rastit dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, është identifikuar një person, që dyshohet se është i përfshirë në këtë rast.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është arrestuar sot në Mitrovicë, me ç’rast në shtëpinë e tij është kryer edhe bastisje nga ana e Policisë.
Me t’u përfunduar aksioni, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal, teksa është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Fajde” dhe “Shtytja në vetëvrasje”.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e rastit.