Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekretari i saj, Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Për rastin sot është arrestuar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.