Një konflikt verbal mes disa të rinjve eskaloi javën që shkoi në Gjilan dhe për pasojë tash janë ndaluar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.
Dy personat e fundit janë arrestuar dje nga Policia, pasi dyshohen se e sulmuan një 19 vjeçar.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit që lidhen me rastin janë: Don Zuzaku dhe Shkëlqim Krasniqi.
Para këtyre në polici siç ka raportuar po ashtu ekskluzivisht Gazeta Sinjali, është dorëzuar Lenard Ukshini, rreth 25-vjeçar.
Ky i fundit po hetohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pasi dyshohet se e sulmoi fizikisht me një shkop viktimën.
Ukshini u përfshi në përleshje me viktimën, një 19-vjeçar, pas një konflikti që dyshohet se ka pasur me të për shkak të xhelozisë mes tyre.
Për pasojë, pas fjalosjes, ai e ka goditur me shkop druri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Arrestimet e të dyshuarve i ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/