image Ekskluzive: Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për organizim të paligjshëm të bixhozit

Ekskluzive

Ekskluzive: Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për organizim të paligjshëm të bixhozit

news image

Lojërat e fatit janë aktivitete të ndaluara me ligj, por shteti po vazhdon të sfidohet nga persona e grupe kriminale që ushtrojnë këtë veprimtari ilegale. Bixhozi i paligjshëm siç duket po lulëzon edhe në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se sonte, në një aksion të ndërmarrë nga zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për veprimtari të paligjshme.

Siç mëson Sinjali, të dyshuarit po hetohen për aktivitete të paligjshme që përfshijnë organizimin e lojërave të fatit, skema piramidale dhe veprat e tjera penale që lidhen me mashtrimin dhe pasurimin e kundërligjshëm.

Pas arrestimit dhe intervistimit, ndaj të dyshuarve mund të shqiptohet masa ndalimit për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet janë në zhvillim intensiv për të zbardhur tërësisht rrjetin e aktivitetit të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/