image Ekskluzive: Arrestohen dy persona për shpërndarje të drogës, sekuestrohen narkotikë dhe fishekë

Siguri

Ekskluzive: Arrestohen dy persona për shpërndarje të drogës, sekuestrohen narkotikë dhe fishekë

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje edhe në Ferizaj, ku dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me substanca narkotike, fishekë dhe mjeteve të tjera të dyshuara për veprimtari kriminale.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali – ngjarja ka ndodh në fshatin Dubravë, ku njësiti i antidrogës i Policisë së Kosovës ka tentuar të ndalojë një veturë.

Sipas informacioneve, shoferi ka refuzuar të ndalet dhe është larguar me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të policëve.

Pas ndjekjes, ai ka ndaluar makinën në një oborr dhe ka tentuar të fshihet brenda një shtëpie, por është kapur nga Policia.

Gjatë kontrollit të makinës dhe të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar: narkotikë, një shkop druri, një palë gërshërë dhe foli najloni, një BMW e zezë, dokumentet dhe çelësat e saj, një iPhone 13 Pro Max.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë

/GazetaSinjali/