image Ekskluzive: Arrestohen disa persona nga aksioni i Krimeve Kibernetike me autoritetet gjermane në ‘call center’

Siguri

Ekskluzive: Arrestohen disa persona nga aksioni i Krimeve Kibernetike me autoritetet gjermane në ‘call center’

news image

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar sot një aksion, në koordinim me autoritetet gjermane – nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që është ushtruar nga një grup i caktuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, te bizneset që funksionojnë si ‘call center’.

Aksioni i zhvilluar gjatë ditës së sotme nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Gjermanisë ka rezultuar me arrestimin e disa personave.

Këta të fundit, siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet janë shoqëruar në Polici për t’u intervistuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti lidhet me një hetim disa mujor që është kryer në bashkëpunim edhe me Policinë Gjermane.

Bazuar në informacionet e para, bizneset e regjistruara si qendra të thirrjeve është ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin, me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë dhe Prokurorinë, por akoma s’ka një përgjigje zyrtare.

/GazetaSinjali/