image Ekskluzive: Arratiset nga Burgu i Dubravës Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim

Siguri

Ekskluzive: Arratiset nga Burgu i Dubravës Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim

news image

Shteti po sfidohet nga arratisjet e të burgosurve. Pas ikjes spektakolare të Faton Hajrizit, një tjetër i burgosur ka ikur nga një qendër korrektuese, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ujkan Metaj – i cili ka arritur të largohet sot nga Burgu i Dubravës.

Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihet se si Metaj është arratisur nga qendra korrektuese dhe ia ka mbathur.

I dënuar me 11 vjet burgim, Metaj po e vuante dënimin në Burgun e Dubravës.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/