image Ekskluzive: Antidroga zbarkon në Matiqan – bastisje në kërkim të narkotikëve

Ekskluzive

Ekskluzive: Antidroga zbarkon në Matiqan – bastisje në kërkim të narkotikëve

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se sot, në orët e pasdites, njësia antidrogë e Policisë së Kosovës ka realizuar një bastisje të befasishme në një lokacion në lagjen Matiqan të Prishtinës.

Burime të Sinjalit brenda hetimeve bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë Themelore, si pjesë e një operacioni të targetuar kundër shpërndarjes dhe posedimit të lëndëve narkotike.

Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë: Njësia për Hetimin e Narkotikëve, Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë kontrolluar me imtësi një shtëpi të dyshuar për aktivitet të paligjshëm.

Deri në këto momente, nuk ka konfirmim zyrtar për arrestime apo konfiskime, megjithatë burimet e Sinjalit theksojnë se janë sekuestruar disa prova të dyshuara, që do të analizohen në laboratorin forenzik.

Bastisja është ende në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet kanë ndaluar përkohësisht hyrje-daljet në zonën përreth objektit të kontrolluar.

Gazeta Sinjali do të sjellë detaje shtesë nga aksioni sapo ato të konfirmohen nga autoritetet hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/