Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar një aksion tjetër sonte, që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar dhe sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali ekskluzivisht, aksioni është kryer në rrugën Prishtinë – Gjilan, ku zyrtarët policorë të Antidrogës, në asistim me zyrtarë policorë të tjerë ndaluan një taksi për kontroll, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.
Sipas informacioneve të para, Antidroga ka arritur të sekuestrojë një sasi të narkotikëve, të llojit kokainë dhe të prangos personin e dyshuar.
Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Polici, për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.