image Ekskluzive | Antidroga godet sërish në Gjakovë – 22-vjeçari kapet me marihuanë

Siguri

Ekskluzive | Antidroga godet sërish në Gjakovë – 22-vjeçari kapet me marihuanë

news image

Aksionet e Policisë kundër narkotikëve po vazhdojnë në Gjakovë. Brenda një periudhe të shkurtër, hetuesit e antidrogës kanë proceduar edhe një person tjetër, pasi iu gjet substancë e dyshuar narkotike.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ervi Vehapin (22-vjeç).

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 20:45, në rrugën “Gasper Karaqi”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë ndaluar të riun për kontroll.

Gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas peshimit ka rezultuar të jetë 0.71 gram. Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë, ku është intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Ervi Vehapit është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas përfundimit të procedurave ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/