Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar sot një aksion të madh në dy qytete, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.
Bazuar në informacionet që i ka Sinjali, pas bastisjeve të kryera janë gjetur dhe sekuestruar 10 kilogramë drogë, të llojit marihuanë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Antidroga ka arritur t’i arrestojë disa persona të dyshuar.
Personat e arrestuar pritet të procedohen tutje dhe rasti të hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.