Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar sonte një aksion të madh në Prishtinë, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.
Bazuar në informacionet që i ka Sinjali, bastisjet janë kryer në fshatin Bërnicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10 kilogramë drogë, të llojit marihuanë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se ka edhe të arrestuar, që pritet të procedohen tutje dhe rasti të hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.