Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh prijësi i listës zgjedhore të kësaj partie, Albin Kurti, nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj se përveç Kurtit, në këto zgjedhje nuk ka të drejtë të marrë pjesë as Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi – Murtezi e as Bajram Mavriqi.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se KQZ-ja i ka dërguar letër Vetëvendosjes që t’ia dërgojë emrat që do t’i zëvendësojnë të pesë kandidatët.
Në qoftë se kjo parti nuk i dërgon pesë emra të rinj, pesë kandidatët e lartcekur do të largohen nga lista dhe vendet e tyre do të mbesin bosh./Gazeta Sinjali/