image Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Suharekë – bie në pranga Sylejman Kryeziu, i njohur me nofkën “Baba Syl”

Ekskluzive

Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Suharekë – bie në pranga Sylejman Kryeziu, i njohur me nofkën “Baba Syl”

news image

Një aksion i njësive të antidrogës së Prizrenit është zhvilluar sot në rajonin e Suharekës, ku si rezultat i veprimeve operative janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprimtari të lidhura me narkotikë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Sylejman Kryeziu, i njohur në zonë me nofkën “Baba Syl”.

Operacioni është realizuar pas grumbullimit të informatave nga terreni dhe burimeve të inteligjencës, ndërsa njësitë përkatëse kanë kryer bastisje në disa lokacione të dyshuara, me qëllim gjetjen e substancave narkotike dhe provave tjera që lidhen me rastin.

Gjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale që pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve forenzike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme hetimore.

Me vendim të prokurorit kujdestar është bërë caktimi i masës së ndalimit, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/