image Ekskluzive: Aksioni i Antidrogës në Prizren, kapen mbi 50 kg marihuanë, arrestohen katër persona

Siguri

Ekskluzive: Aksioni i Antidrogës në Prizren, kapen mbi 50 kg marihuanë, arrestohen katër persona

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi për një aksion të antidrogës në Prizren, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme e drogës dhe pati edhe të arrestuar.

Siç mësoi Sinjali, njësia e Antidrogës në hyrje-dalje të Autostradës në Prizren ndaloi një veturë të dyshimtë, nga ku iu gjet më pas substancë narkotike e llojit marihuanë.

Sinjali ka zbuluar se në këtë aksion janë sekuestruar mbi 50 kilogramë marihuanë, teksa Policia ka arrestuar katër persona për këtë rast.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/