image Ekskluzive: Aksion kundër fajdes në Prizren, hetim me masa të fshehta - një i arrestuar

Siguri

Ekskluzive: Aksion kundër fajdes në Prizren, hetim me masa të fshehta – një i arrestuar

news image

Një hetim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren i nisur që një kohë ka rezultuar me identifikimin e një personi që dyshohet të ketë kryer veprën penale “Fajde”, i cili ka qenë objekt i hetimit që ka përfshirë masa të fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Gjykata, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë të ditur se pas hetimeve të zhvilluara për këtë rast, sot u zhvillua aksion në Prizren, me ç’rast janë kryer bastisje dhe është arrestuar personi i dyshuar.

Gjatë operacionit policor, janë siguruar edhe prova që do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë, teksa Sinjali mëson se Hetimet Rajonale kanë aplikuar masa të fshehta për hetimin e këtij rasti.

I dyshuari pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/