image Ekskluzive: Aksion i Policisë në Gjilan - sekuestrohet gjysmë kg drogë, arrestohen dy dillerë

Ekskluzive

Ekskluzive: Aksion i Policisë në Gjilan – sekuestrohet gjysmë kg drogë, arrestohen dy dillerë

news image

Një aksion i Policisë në Gjilan ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për shitblerje të drogës dhe armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Operacioni i policisë është zhvilluar në rrugën “Elena Gjika”, ku janë kapur fillimisht të dyshuarit, njëri prej të cilëve tentoi të ikë, por u kap nga zyrtarët policorë.

Sinjali ka mësuar se pas kontrollit të një lokacioni, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjysmë kilogrami substanca të llojit marihuanë dhe kokainë, të ndara në rreth 180 qese – të përgatitura për shitje dhe shpërndarje.

Përveç drogës, të njëjtat burime thonë se zyrtarët policorë kanë sekuestruar në cilësi të provave edhe armë e municion, mbi 2 mijë euro para të gatshme, telefona, si dhe një automjet.

Dy të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/