Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe ajo për Hetimin e Krimeve të Rënda janë duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës, për kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, deri më tani janë arrestuar disa persona të dyshuar për këtë vepër penale.
Në këtë aksion janë duke marrë pjesë njësi të shumta.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.