Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Shushicë të Istogut, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, raporton Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur më 20 korrik, rreth orës 15:20, dhe në të janë përfshirë dy automjete.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pesë persona kishin pësuar lëndime.
Ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve në vendin e ngjarjes, ndërsa katër personat e tjerë janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Sipas informacioneve të para, njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa tre të tjerët po vazhdojnë trajtimin mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimit të aksidenteve, zjarrfikësit dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti fatal.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për identitetin e viktimës dhe gjendjen e të lënduarve sapo autoritetet të publikojnë detaje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!