image Ekskluzive: Akil Gjakova së shpejti hyn në Kosovë, do t'i dorëzohet Policisë në kufi

Ekskluzive

Ekskluzive: Akil Gjakova së shpejti hyn në Kosovë, do t’i dorëzohet Policisë në kufi

news image

Akil Gjakova shumë shpejt pritet të mbërrijë në Kosovë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Gjakova bashkë me avokatin e tij do të takohet me Policinë e Kosovës në kufi për të vijuar në stacionin policor në Pejë, dhe më pas për të vazhduar me procedurat tjera.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati i tij, Asdren Mekaj.

“Akili ka qenë jashtë shteti për ta trajtuar një lëndim trupor, në mënyrë që të përgatitet për kampionatin evropian, mirëpo me të kuptuar që është shpall në kërkim, menjëherë është nisur drejt Kosovës dhe tashmë e kam koordinuar edhe me policinë për të vazhduar me procedurat tjera”, tha Mekaj për Gazetën Sinjali

“Akili nuk i është shmang drejtësisë, nuk i shmanget asnjëherë dhe pavarësisht çdo gjëje që pretendohet se ka ndodh, ai edhe me tutje ruan respektin për familjen e tij dhe apelon që të pritet fjala e fundit e drejtësisë, e jo te gjykohet publikisht sepse e vërteta është më ndryshe”.

“Do bashkëpunojmë me organet e drejtësisë për t’u sqaruar çdo gjë dhe për t’i mundësuar Akilit që sa më parë të kthehet në garat e xhudos që e presin atë dhe Republikën e Kosovës. Akili është dhe mbetet kampion që na ka bërë krenarë te gjithëve, nuk është dhunues e nuk pajtohet me dhunën asnjëherë”, tha tutje avokati për Gazetën Sinjali.

Në ndërkohë Gazeta Sinjali ka kuptuar qe tashme edhe njësiti policor qe është duke e trajtuar rastin e denoncimit te bashkëshortes se Akilit është koordinuar me avokatin dhe pritet qe se shpejti te vijojnë për në Pejë.

/GazetaSinjali/