image Ekskluzive: 57-vjeçari i arrestuar në Ferizaj dyshohet se dhunoi një 14-vjeçare, zbulohet emri i tij

Siguri

Ekskluzive: 57-vjeçari i arrestuar në Ferizaj dyshohet se dhunoi një 14-vjeçare, zbulohet emri i tij

news image

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Jo rrallëherë të dyshuarit dalin të jenë persona në moshë të shtyrë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur viti e kaluar në Ferizaj, u raportua dje në Polici dhe si rezultat tashmë është arrestuar një person.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u ndalua është Ilaz Ramadani, 59-vjeçar, i cili po dyshohet për dhunimin e një vajze të mitur, që tash është 15-vjeçare.

Arrestimi i tij erdhi pasi Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme pas denoncimit të rastit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka dhënë deklaratën e saj para hetuesve policorë, ku ka raportuar se me të dyshuarin kanë kryer marrëdhënie seksuale vitin e kaluar.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

“Lidhur me rastin , me 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/