image Ekskluzive | 48 orë ndalim për të dyshuarin që akuzohet për dhunim ndaj së miturës në Fushë Kosovë

Ekskluzive

Ekskluzive | 48 orë ndalim për të dyshuarin që akuzohet për dhunim ndaj së miturës në Fushë Kosovë

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë Kosovën më 10 dhjetor, ku një vajzë e mitur është raportuar se është abuzuar seksualisht nga një person i panjohur, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti është trajtuar me urgjencë nga autoritetet policore dhe prokuroriale.

Sipas të dhënave që ka mësuar Sinjali, rreth orës 14:00 është dëgjuar e mitura E.H., 9 vjeçare, nga zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, në praninë e mbrojtësit të viktimave. Ajo ka deklaruar se një person i panjohur e kishte futur me forcë në veturë dhe kishte abuzuar me të seksualisht.

Menjëherë pas raportimit, në koordinim të plotë me Prokuroren e çështjes janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë ekzaminimin e viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe procedurat për identifikimin e të dyshuarit, shkruan Sinjali.

Pas një pune të intensifikuar, rreth orës 23:20, hetuesit kanë arritur të lokalizojnë dhe sigurojnë prezencën e të dyshuarit Kadri Makolli 45 vjeçar. Burimet saktësojnë se ai ka shfrytëzuar të drejtën për të heshtur gjatë procedurave fillestare.

Me autorizim të Prokurores kujdestare për të mitur, ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh, dhe i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/