image Ekskluzive | 24 vjeçari kapet me marihuanë në Gjilan – ndërhyjnë hetuesit gjatë aksionit anti-drogë

Ekskluzive

Ekskluzive | 24 vjeçari kapet me marihuanë në Gjilan – ndërhyjnë hetuesit gjatë aksionit anti-drogë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në Gjilan, pasi u kap me substancë narkotike gjatë një aksioni të hetuesve kundër drogës, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.

Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 16:05, në rrugën “Kemajl Halimi”, ku hetuesit policorë të angazhuar në planin operativ “Luftimi i Narkotikëve – Prilli 2026” kanë ndaluar për kontroll Arben Hetemin, rreth 24-vjeçar, i dyshuar për posedim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit të detajuar, burimet bëjnë të ditur se atij i është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 2.28 gramësh.

Substanca e sekuestruar është testuar në vendngjarje dhe testi fushor ka rezultuar pozitiv.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/