image Ekskluzive: 21-vjeçari nga Gjakova i kërkuar prej drejtësisë, bie në prangat e Policisë

Ekskluzive

Ekskluzive: 21-vjeçari nga Gjakova i kërkuar prej drejtësisë, bie në prangat e Policisë

news image

Një tjetër person që figuronte në listat e të kërkuarve nga drejtësia është vënë në pranga në kuadër të planit operativ “Task Force – Arrestimi i personave të kërkuar”, që po zbatohet në gjithë vendin.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se në pasditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Sadik Pozhegu” në Gjakovë, është arrestuar Mirland Idrizi, rreth 21-vjeçar, person ndaj të cilit ka ekzistuar një urdhër aktiv arresti.

Arrestimi është kryer nga njësiti patrullues sipas procedurave ligjore, ndërsa pas verifikimit dhe përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm.

Ky arrestim vjen si pjesë e angazhimeve të intensifikuara të Policisë së Kosovës për zbatimin e urdhrave të gjykatave dhe identifikimin e personave që fshihen nga drejtësia.

Sinjali do të vijojë të raportojë për arrestime të tjera që lidhen me këtë plan operativ në të gjithë territorin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/