image Ekskluzive | 20-vjeçari ndalet nga Policia në Fushë Kosovë, pranon se kishte drogë në çantë

Siguri

Ekskluzive | 20-vjeçari ndalet nga Policia në Fushë Kosovë, pranon se kishte drogë në çantë

news image

Një 20-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi u kap me substancë të dyshuar narkotike në Fushë Kosovë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Meshari”, ku njësia policore ka ndaluar për kontroll Eduard Gogolin (20 vjeç), i cili mbante me vete një çantë krahu.

Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit policor, i dyshuari është pyetur nëse posedonte ndonjë send të kundërligjshëm, me ç’rast ai ka pranuar se në çantën e tij kishte substancë narkotike.

Pas kontrollit, Policia ka gjetur një sasi të substancës që dyshohet të jetë marihuanë. Matja me peshore elektronike ka rezultuar me 18.16 gramë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/