India është duke pësuar një nga rëniet më të mëdha ekonomike nga të gjitha fuqitë tjera botërore për shkak të COVID-19.
Ekonomia indiane u tkurr 23.9 % në tremujorin e dytë, rënia më drastike në dekada, pas kufizimeve të tyre që kishin për qëllim të merrnin masa kundër përhapjes së koronavirusit dhe me këtë arritën të mbyllin shumë vende të punës dhe biznese të ndryshme, raporton New York Times, transmeton Gazeta Sinjali.
Rënia e Indisë ishte më e keqja në mesin e ekonomive më të mira në botë, me ekonominë e SHBA-së duke u zvogëluar 9.5% në të njëjtin tremujor dhe Japoninë 7.6%. Shifra këto që pasqyrojnë fillimin e recesionit më të thellë të Indisë që nga viti 1996, kur vendi filloi së pari botimin e numrave të GDP-së.
Pamja e Indisë është e komplikuar më tej nga fakti që aq shumë njerëz atje janë “jozyrtarisht” të punësuar, duke punuar në punë që nuk janë të mbuluara nga kontrata dhe shpesh bien përtej mundësive të qeverisë, të tillë si rrobaqepësit, punëtorët ditor dhe fermerët. Ekonomistët thonë se numri zyrtar është i detyruar të nënvlerësojë atë pjesë të ekonomisë dhe se dëmi i plotë mund të jetë edhe më i madh.
Në fund të marsit, kryeministri Narendra Modi nisi një nga bllokimet më të ashpra kudo, duke urdhëruar të gjithë indianët të qëndronin brenda, duke ndaluar transportin dhe duke mbyllur shumicën e bizneseve.
Vetëm disa vite më parë, India, me një popullsi prej 1.3 miliard njerëz, ishte një nga ekonomitë më të mëdha në botë me rritjen më të shpejtë, prej 8% e më lartë. Por edhe para pandemisë, ekonomia kishte filluar të ngadalësohej. Për shembull, shitjet e makinave ranë 32 për qind në gusht të vitit të kaluar, rënia më e madhe në dy dekada.
Në vitin 2019, ekonomia e Indisë ishte rreth 2.9 trilionë dollarë, duke e bërë atë ekonominë e pestë më të madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Kinës, Japonisë dhe Gjermanisë. Por vitin e ardhshëm, shumë ekonomistë besojnë se ekonomia e Indisë mund të jetë 10 për qind më e vogël./GazetaSinjali/