Ekipi nga Hajvalia, KF Shkëndija, ka ndërruar emrin.
Nga sot, ky ekip do të quhet KF Prishtina e Re.
Ekipi ka ndërruar edhe logon, e që është kombinim i ngjyrave bardh e kaltër, ngjyra që zakonisht e karakterizojnë qytetin e Prishtinës në çdo fushë.
Ekipi do të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e Flamurtarit, teksa nga stina e pranverës e tutje do të vijojë me ndeshjet në Hajvali.
Ish-KF Shkëndija, tani KF Prishtina e Re, aktualisht luan në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.