image Ekipi kosovar i xhudos nis rrugëtimin, Distria Krasniqi thyen akullin në Tokio

Sporte Luftarake

Xhudo/ Ekipi kosovar i xhudos nis rrugëtimin, Distria Krasniqi thyen akullin në Tokio

news image

Ekipi i xhudos ka nisur misionin për medalje në garën më të rëndësishme të vitit, që mbahet në Tokio të Japonisë.

Ekipi i xhudos së Kosovës po prezantohet në Kampionatin Botëror të Xhudos i cili nis prej sot më 25 gusht dhe zgjat deri më 1 shtator në Tokio të Japonisë.

Kosova përfaqësohet me pesë bursistët Olimpikë, që me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova. Ata synojnë  t`i sjellin Kosovës medalje të reja në kuadër të suksesit të njohur botërisht në këtë disiplinë sportive.

Në këtë kampionat po marrin pjesë garues nga 149 shtete nga pesë kontinente. Në këtë edicion  janë 865 garues prej të cilëve 523 meshkuj dhe 342 femra./Sinjali/