Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos.
Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari.
Ata tashmë kanë arritur në hotel dhe do të vendosen në katin e 11-të të rezervuar për ta, ashtu siç njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kosova do të përfaqësohet në “Tokyo 2020” me 11 garues.
Olimpiada verore fillon më 23 korrik dhe do të mbyllet më 8 gusht. /Gazeta Sinjali Sporti/