image Einxhel Shkira dërgohet në spital pasi lëndoi krahun, kjo është gjendja e saj

Bota e Yjeve

Einxhel Shkira dërgohet në spital pasi lëndoi krahun, kjo është gjendja e saj

news image

Banorja e Big Brother Vip, Einxhel Shkira gjatë mbrëmjes të së enjtes ka lënduar krahun gjatë një loje, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një njoftim në rrjetin social Instagram, BBV ka thënë se Einxhel ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të nevojshëm të specializuar.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.

Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.”

Einxhel Shkira është rrëzuar, derisa po merrte pjesë në një lojë.

Ajo u ngjit sipër ‘rrotës’, duke dashur të kalojë në anën tjetër, ajo rrëzohet në tokë dhe thotë: Opa thyeva krahun. /GazetaSinjali/

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)