image Einxhel e konfirmon se është shtatzënë, publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Einxhel e konfirmon se është shtatzënë, publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur

news image

Ish-banorja e sezonit të parë të “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira para pak minutash ka bërë të ditur lajmin se është shtatzënë.

Përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram”, Einxhel bëri të ditur shtatzëninë e saj edhe pse disa here i kishte mohuar lajmet lidhur me shtatzëninë e saj.

Gjithçka nisi para pak muajve, kur mikesha e saj, këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ngriti dyshimet se Einxhel dhe DJ Dagz po bëheshin prindër:

“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, kishte shkruar Trixa.

Më vonë ishte publikuar një fotografi në rrjete sociale nga faqja e njohur “Vipat e Bllokut” ku shihej Einxhel rrugëve të Prishtinës me barkun e fryrë, e që edhe pas kësaj fotografie ajo kishte reaguar duke mohuar këtë gjë.

/GazetaSinjali/