image Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër? Beatrix ngre dyshime - Sinjali

Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër? Beatrix ngre dyshime

news image

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale, ku mban aktiv ndjekësit me fotografi e video nga jeta e saj e përditshme, teksa ditën e sotme ajo ka dhënë një lajm për çiftin Einxhel dhe Arbër Gumnishta apo siç njihet ndryshe si “DJ Dagz”.

Çifti i reality-show, “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta kanë nisur pushimet e tyre larg trojeve shqiptare.

Por, ajo çfarë ka marr vëmendjen e ndjekësve është një postim i Beatrixës në rrjetin social “Twitter”, ku ka shkruar:

“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurave.

Ajo ka përdorur vargje të këngës “Bebe” të këngëtares Era Istrefi, kështu duke ngritur dyshime se çifti tashmë do të bëhen prindër së shpejti.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin