image Egzona Ferati dyshohet se është dhunuar, pritet t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Kosovë

Egzona Ferati dyshohet se është dhunuar, pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

news image

26-vjeçarja, Egzona Ferati e cila gjatë ditës së djeshme u gjet e gjallë nga organizimi masiv i qytetarëve, dyshohet se është dhunuar gjatë kohës sa ishte raportuar si e zhdukur, kështu bëjnë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Pasi që u gjet, ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa si pasojë e traumave që kishte marrë, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, i cili po vazhdon edhe sot.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me doktoreshën kujdestare, Dafina Bashollin, e cila tregoi se gjatë ditës së sotme Egzona Ferati pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nga mjeku ligjor.

Në bazë të rezultateve të ekzaminimit do të vendoset se ku do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm 26-vjeçarja nga Skenderaj. /Gazeta Sinjali/