image Egli ironizon me Gjestin: Oj Diellzë nubi, prite mbretin se po vjen tani

Bota e Yjeve

Egli ironizon me Gjestin: Oj Diellzë nubi, prite mbretin se po vjen tani

news image

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti ka kërkuar një darkë sqaruese me Eglin.

Në këtë darkë, ata ndanë disa deklarata të forta për njëri-tjetrin dhe po ashtu ata folën hapur për të gjitha.

Egli, ndër të tjera, i kërkoi llogari Gjestit për disa komente që ai kishte bërë brenda shtëpisë.

Në një moment, ajo e imitonte Gjestin, duke bërë një përshkrim të asaj që ai kishte thënë para disa javësh përmes kamerave, duke e kënduar në një stil të tijin karakteristik:

“Oj Diellzë nubi, prite mbretin se po vjen tani, fale mbretin, kuptom se ti e di se kështu po duhet me i bë do gjëra këtu, e di që të kam mërzit po shpejt vjen mbreti”, ka thënë Egli.

Kjo shkaktoi të qeshura tek Gjesti, i cili nuk e mbajti dot veten dhe u ngrit nga tavolina.

Sidoqoftë, ata nuk kanë lënë asgjë pa sqaruar dhe ky raport tani po vazhdon të jetë stabil.

/GazetaSinjali/