Egli Tako ka folur hapur me Gjestin për marrëdhëniet e saj me familjen dhe momentin kur ajo vendosi të kthehej në shtëpi pas një periudhe të vështirë.
Edhe pse ka pasur zhgënjime të mëdha nga ai, Egli ka theksuar se familja e saj nuk ushqen asnjë urrejtje ndaj tij.
Megjithatë, Egli ka treguar se prindërit e saj kanë vendosur kufi për ta mbrojtur atë.
“Prindërit e mi nuk të urrejnë. Janë njerëz shumë të butë dhe nuk janë ata që thonë ‘Mos guxo, do ta mbyllim derën’. Ata thonë: ‘Nëse ti e lejon, unë s’e lejoj kurrë.’ Babai im ka tentuar shumë që unë të mos kthehesha këtu. Ata janë lutur natë e ditë që unë të largohesha. Mua nuk më linte gjendja ime, pasi hyra dhe dola gjithmonë e shkatërruar. Ata nuk flinin natën, sepse meraku i tyre kam qenë unë”, ka thënë Egli tek këngëtari kosovar.