Pas përfundimit të formatit Big Brother, fituesja e kësaj gare, Egla, mbrëmë ishte e ftuar “Fiks Fare”.
Në qendër të vëmendjes vazhdon të mbetet loja që e përdori për kohën sa ishte brenda.
Ajo ndër të tjera u pyet edhe për banorët e tjerë të shtëpisë. Në pyetjen se në një Big Brother me politikanë kush personazh do të ngjasonte më shumë me Edi Ramën brenda shtëpisë, fituesja e BBV3 tha se asnjë banor nuk ishte Edi Rama.
Pyetjes së moderatorëve për Berishën e kohërave të sotme me kë mund të krahasoj, Ceno tha me Ilnisën, “Ka të njëjtën staturë dhe pushtet që ta imponon”.
Fitues të këtij Big Brother VIP me politikan sheh pa diskutim veten ”Siç e dini unë i thyej të gjithë në mes edhe këta do i kisha thyer në mes’.