image Efektet anësore të të gjitha vaksinave të aprovuara antiCOVID

Shëndetësi

Efektet anësore të të gjitha vaksinave të aprovuara antiCOVID

news image

Gati një duzinë vendesh rifilluan përdorimin e vaksinës COVID-19 të AstraZeneca të premten teksa rregullatorët e BE-së dhe Britanisë thanë se përfitimet nga imunizimi tejkaluan çdo rrezik të mundshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Shumë qeveri kishin ndaluar përkohësisht vaksinimet, teksa prisnin që rregullatorët shëndetësorë të hetonin rastet e mpiksjes së gjakut tek jo shumë njerëz që kishin marrë vaksinën AstraZeneca.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) arriti në atë që e quajti një përfundim “të qartë” se përfitimet e vaksinës në mbrojtjen e njerëzve nga vdekja e lidhur me koronavirusin ose shtrimi në spital tejkaluan rreziqet e mundshme, megjithëse nuk u përjashtua përfundimisht një lidhje midis vaksinimeve dhe çrregullimeve të pazakonta të gjakut.

Në përgjithësi, efektet anësore të zakonshme nga vaksinat përfshijnë ato që ndikojnë në zonën e injektimit, të tilla si dhimbje, skuqje ose ënjtje dhe ato që prekin pjesën tjetër të trupit, si lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dridhura, ethe ose të përziera. Këto janë zakonisht shenja normale që vaksina po funksionon ndërsa trupi po ndërton mbrojtje.

Rishikimi EMA përfshiu 20 milion njerëz që morën vaksinën AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). Ai pasoi raportet e rreth 30 rasteve të mpiksjes së rrallë të gjakut në tru, transmeton Reuters.

EMA tha se do të azhurnojë udhëzimet e saj për vaksinën për të përfshirë një shpjegim për pacientët në lidhje me rreziqet e mundshme dhe informacionin për profesionistët e kujdesit shëndetësor, për të ndihmuar njerëzit të njohin raste kur mund të kenë nevojë të kërkojnë ndihmë mjekësore pas një vaksinimi.

Megjithëse vaksina e AstraZeneca është fokusi i vëmendjes së fundit, sëmundje të tjera gjithashtu janë vërejtur herë pas here pas përdorimit të vaksinave nga prodhuesit e tjerë të ilaçeve.

/Gazeta Sinjali/