image “Edona dua të takohemi pas Big Brother”/ Lajmërohet babai i Edona James: Që 23 vite nuk e kam pa

Bota e Yjeve

“Edona dua të takohemi pas Big Brother”/ Lajmërohet babai i Edona James: Që 23 vite nuk e kam pa

news image

Babai i Edona James është rrëfyer pasi kjo e fundit u bë banore e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova II.

Në një rrëfim emocionues, babai i saj ka deklaruar se ai dëshiron të takohet me të, por jo gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova II.

“Edona unë pas Big Brotherit kom qef me u taku”, është shprehur babai i Edona James në një intervistë për Dukagjinin.

Ndërsa se kur ka qenë takimi për herë të fundit, Babai i Edona James ka theksuar se i ka 23 vite që nuk është takuar me të.

Tutje, për ndryshimin e gjinisë nga Edona, babai i saj është shprehur se fillimisht është ndjerë “keq se prej djalit me u ba gjini tjetër është zor për prindërit” por prapë se prapë, ai tha se e ka lënë të vendosë atë për jetën e saj.

/GazetaSinjali/